Naftë apo benzinë? Kjo eshte pyetja qe e ndegjojmë më së shpeshti në mesin e shoqërisë apo edhe në internet. Gjithashtu është gjëja e parë që ju duhet ta konsideroni para se të bleni një veturë.
Të dyja këto lloje të veturave i kanë përparësitë dhe të metat e tyre. Prandaj, zgjedhjen që ju do të bëni do të varet plotësishtë nga preferencat e juaja.
Për të ua lehtësuar punën, më poshtë do të bëjmë një krahasim në mes makinave me naftë dhe atyre me benzinë.
Motorri
Dallimi kryesor në mes motorëve të makinave me naftë dhe benzinë është efikasiteti termik që motorët me naftë kanë. Motori me naftë është 20% më efikas sesa motorat me benzinë. Gjë që ndikon drejtëpërdrejtë me rritjen e ekonomisë së karburantit në 20%.
Motorat me naftë përdorn në shumë lloje të paisjeve dhe automjete për shkak të çmimit më të ulët të karburantit dhe efikasitetit që kanë.
Në anën tjetër, motorët me benzinë kanë pikë të lartë të qëndrueshmërisë, por një pikë të ulët ndezjeje. Karburanti i motorrit kompresohet me ajër të pastër dhe pasi pistoni të jetë më majën e goditjes, ndodh një shkëndi e cila shkakton ndezjen e motorrit dhe bënë që motori të jetë i gatshëm për operim.
Qëndrueshmëria e motorrit
Një tjetër veçori që i ndan motorrët e naftës me atë të benzinës është jetëgjatësia e motorit.
Cilindrat e motorit me benzinë ka gjasa të dëmtohen pasi që motorri të arrijë 120.000 deri ne 150.00 milje. Gjë që ndikon në në efikasitetin e motorrit. Ndërsa ndryshe nga motorri me benzinë, ai me naftë njihet për jetëgjatësi më të madhe përfshirë arritjen e miliona miljeve. Por, në rast se ndodh që cilindri ka nevojë për ndërhyrje, atëherë, ai mund të zëvendësohet pa pasur nevojë të ndërrohet gjithë motorri.
Çmimi
Tashmë është e ditur se veturat me naftë kushtojnë më shumë se ato me benzinë. Ndërsa, marrë paraysh ndryshimet e shpeshta të çmimit të karburantit, çmimet për naftë dhe benzinë janë mesatarisht të përafërta me njëra tjetrën.
Prandaj, para se të bleni veturë të re ju duhet të vendosni nëse iu përshtatet që vetura të jetë naftë apo benzinë. Si dhe të llogarisni se sa karburantë harxhojnë veturat në ambiente lokale dhe të hapura.
Mirëmbajtja
Makinat me motor me naftë janë më të kushtueshme për mirëmbajtje sesa ato me benzinë. Motori me naftë ka pjesë të cilat duhet kontrolluar më shpeshë dhe që motorri me benzinë nuk i ka.
Në krahasim me rezervuarin e benzinës, ai i naftës është më i madh.
Pjesët e motorit të cilat kërkojnë më shpesh zëvendësim tek motori i naftës janë filtrat e karburantit dhe shpërndarësi i ujit.
Ndërsa, motorët e benzinës, pjesët si priza e shkëndijës dhe ftohësi i motorit, janë pjesë të cilat kanë qëndrueshmëri më të madhe. Pra, nuk kanë nevojë për zëvendësime të shpeshta.
Vozitja
Veturat të cilat janë me naftë zakonisht përformojnë më mirë gjatë vozitjes sesa veturat me benzinë.
Motorët me naftë janë shumë më të fuqishëm. Ata gjithashtu i karakterizon vozitja komode. Ndërsa, motorët me benzinë kanë një llojë zhurme dhe dridhje gjatë vozitjes gjë që e bënë vozitjen e tyre jo edhe aq komode sa veturat me motor prej nafti.
Pas gjithë kësaj analize, vendimi se a do të zgjidhnit veturën me benzinë apo naftë në rast se iu ofrohet mundësia për të blerë një veturë të re, e merrni ju. Shqyrtojini këto analiza dhe merrni vendimin e duhur për ju.
Për çfarëdo veture për të cilën jeni të interesuar, qoftë ajo me benzinë apo naftë, vizitoni MerrJep, dhe zjgedhni më të mirën.
Diskutime rreth kësaj post