Profesor, doktor Enver Bytyçi përmes një postimi në facebook ka shkruar lidhur me përvjetorin e 108 të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.
Ndër tjerash, Bytyçi ka shkruar se Gjermania, është shteti që nuk po lejon që të ketë ndarje territoresh.
“Ne jemi de juro të pavarur, por de facto jemi të pushtuar nga njerëzit me të cilët Serbia implementon projektet dhe orekset e veta në Shqipëri, Kosovë e ku të mundet në trojet shqiptare! Jemi të pushtuar nga ideja e ndarjes së territorit dhe nëse shpëtojmë, kjo nuk do të ndodhë për shkak të qëndresës sonë, por për shkak se Europa, përkatësisht Gjermania, nuk dëshirojnë konflikte të reja në rajon!”, ka shkruar Bytyçi.
Postimi i plotë:
“Sot të gjithë kanë uruar përmes rrejeteve sociale për ta gëzuar festën e pavarësisë së Shqipërisë, 28 nëntorin e vitit 1912, kur në Vlorën historike u ngrit flamuri kombëtar, vendi u shpall i pamvarun dhe u krijua qeveria e parë shqiptare me kryeministër Ismail Qemalin!
Na uroi për këtë festë edhe sekretari i Shtetit të SHBA-ve, Mike Pompeu. Burj Khalifa u vesh për dy minuta me flamurin kuq e zi të vendit tonë!
Me ketë dy momente secili prej nesh do të ndjehej dhe ndjehet krenar! Por në fakt sa festuam, përveçse u shtirëm se festojmë në facebook?! Festoi kryeministri Rama kur përmendi për herë të parë pas 20 vjetësh Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe uroi për festën “Presidentin Hashim Thaçi”! Festoi presidenti i vendit dhe uroi edhe ai Gëzuar Festën e Pavarësisë! Kreu i Opozitës shkoi në varrezat e Dëshmorëve dhe prej aty lëshoi nesazhe urimi për shqiptarët. Kandidati për kryetar i Partisë Socialist, Erion Veliaj, gjithashtu lëshoi mesazhe bashkimi me këtë rast!
Ndërsa ne që marrim urime kaq “të përzemërta” tek i dëgjojmë “udhëheqësit tanë të ndriitur” pyesim veten: A jemi sot pas 108 vitesh vërtet të pavarur?!
Unë me vetëdije them se jo? Ne jemi të pushtuar nga përçarja kombëtare më e madhe në historinë tonë dhe akuzoj për këtë kryeministrin e vendit tim! Tek ne nuk ka ardhur asnjë ushtri pushtuese, por ushtria e shqiptarëve po pushton Europën dhe secili e ka mendjen në të ikur nga vendi ynë “i pavarur”! Vendi ynë është anëtar i NATO-s dhe Pompeu na tha se kemi rol të rëndësishëm në Aleancë, por ne ndërsa kemi kaq të rëndësishme gjithçka tjetër, gjënë më të parëndësishme kemi jetën tonë, të sotmen e të ardhmen tonë!
Ne jemi de juro të pavarur, por de facto jemi të pushtuar nga njerëzit me të cilët Serbia implementon projektet dhe orekset e veta në Shqipëri, Kosovë e ku të mundet në trojet shqiptare! Jemi të pushtuar nga ideja e ndarjes së territorit dhe nëse shpëtojmë, kjo nuk do të ndodhë për shkak të qëndresës sonë, por për shkak se Europa, përkatësisht Gjermania, nuk dëshirojnë konflikte të reja në rajon!
Ne jemi të pushtuar, të robëruar, të nënshtruar, të poshtruar, të përbuzur, të tallur si në asnjë regjim pushtues të këtyre 108 viteve! Por jo nga pushtuesit e huaj. Të tillë jemi nga qeveria dhe kryeministri i vendit tonë! Jemi të gënjyer dhe të mashtruar e fatkeqësisht ndër ne nuk janë pak ata që janë gati të rigënjehen e rimashtrohen rishtaz për të disatën herë nga kreu i ekzekutivit shqiptar! Neve pushtuesit mediatikë na bëjnë lavazh truri. Ata bashkëpunojnë me pushtuesit në politikë dhe në vend të na bëjnë thirrje të çlirohemi, na thërrasin të festojmë pushtimin tonë të vullnetshëm!
Kësisoj, ne jemi rasti më interesant në botë: Festojmë në facebook, shfaqemi ata që nuk jemi në rrjete sociale dhe 24 orë në ditë bëjmë llogari kur do të ikë pandemia, jo për t’u çliruar prej saj, por për t’u çliruar nga pushtuesit tanë në qeveri, duke ikur sa më parë nga ky vend!
Ne flasim atë që vetë nuk e besojmë! Ne themi ato që as që i mendojmë, sepse kopjojmë! Ne bëjmë sikur jemi të lumtur në palumturinë tonë të thellë! Ne bëjmë kinse festojmë e në fakt qajmë, mallkojmë dhe prapë i brohorasim të mallkuarit! Këta jemi ne! Na kanë përgatit për luftrëra e beteja facebbok-u, me qëllim që pushtuesit në pushtet të na rjepin lëkurën pa e ndjerë, të na varfërojnë dhe rrënojnë pak nga pak çdo ditë e çdo orë, të na lënë edhe pa atdhe!
Kjo është arsyeja pse për herë të parë nuk e kam uruar festën e pavarësisë! Por ata që ndjehen “të pavarur” kanë të drejtë të festojnë, të gëzojnë dhe të fluturojnë prej gëzimit dhe lumturisë që kanë!”-thotë ai.
Diskutime rreth kësaj post