Kjo është festa e fundit e Falënderimeve që Zonja e Parë e SHBA-ve e kalon në Shtëpinë e Bardhë. Jo vetëm Dita e Falënderimeve, por edhe Krishtlindjet dhe Viti i Ri i fundit që kalon si Zonja e Parë.
Megjithatë as këtë vit nuk ka munguar atmosfera festive, pavarësisht situatës politike. Pak ditë më parë, Donald Trump dhe Melania Trump pritën pemën e Vitit të Ri në Shtëpinë e Bardhë.
Zonja e Parë shkëlqeu e veshur me Balenciaga, teksa nisi përgatitjet për zbukurimet e festave. Ajo do të dekorojë Shtëpinë e Bardhë për herë të fundit. Në janar Melania së bashku me bashkëshortin Donald Trump, do të largohen për t’ia lënë vendin Jill dhe Joe Biden.
Gjithashtu, Trump dhe Melania u bënë gati për Ditën e Falënderimeve, ku falën gjelin e detit, para shtëpisë.
Vitet e mëparshme, Melania e ka transformuar Shtëpinë e Bardhë në Krishtlindje, duke përfshirë një strukturë tradicionale dhe të gëzueshme.
Pema e këtij viti është një bredh 18 metra dhe së shpejti do të zbukurohet dhe do të shfaqet në Dhomën Blu, një nga tri sallonet e shtetit të vendosura në katin e parë të Shtëpisë së Bardhë.
FOTO:
Diskutime rreth kësaj post