Moderatorja shumë e dashur për publikun, Arbana Osmani u bë nënë për herë të dytë vetëm pak kohë më parë. Në jetë erdhi vogëlushi Diell, portretin e të cilit nuk e kanë zbuluar ende.
Së fundmi, Arbana e ka vendosur të birin në gjumë dhe ka gjetur pak kohë për t’iu përgjigjur ndjekësve në Instastory. Një ndër to e ka pyetur nëse do të rikthehet në shkurt me “Dua të të bëj të lumtur”, ndonëse sapo është bërë nënë për herë të dytë.
Moderatorja ka konfirmuar duke u shprehur se mezi po pret. “Po, nuk e di si do të organizohemi, por mezi po pres”, ka shkruar Arbana.
Diskutime rreth kësaj post