Deputetja Rudina Hajdari ka zgjedhur një ditë simbolike dhe tepër të rëndësishme për popullin shqiptar për të prezantuar partinë e saj të re.
Teksa uron gjithë shqiptarët për Ditën e Pavarësisë me fjalët e Ismail Qemalit, Rudina Hajdari paralajmëron se sot në orën 18:00 do të prezantojë organizmin dhe idetë e reja për 30 vitet që vijnë.
Rudina Hajdari:
““Fëmija që fle rritet, një popull që fle vdes”
Me këtë shprehje të Ismail Qemalit ju uroj gëzuar ditën e flamurit gjithë shqiptarëve dhe uroj që si popull të jemi më aktivë dhe më pjesmarrës në vendimarrje, për të mos e lënë të ardhmen në dorë të vetëm pak njerëzve.
Ia nisim nga sot në orën 18:00 ku do të prezantojmë organizimin dhe idetë e reja për 30 vitet që vijnë.
Mund të na ndjekësh live në rrjetet sociale ose ti bashkohesh bisedës në zoom duke kërkuar linkun në inbox.
#bashkohemi”, shkruan Hajdari.
Diskutime rreth kësaj post