Me rastin e Ditës së Flamurit Presidentit Rus z. Vladimir Putin i ka dërguar një telegram urimi Presidentit të Republikës së Shqipërisë z. Ilir Meta.
Urimi i Putin:
“I nderuar zoti President, pranoni urimet e sinqerta me rastin e festës kombëtare të Shqipërisë, Ditës së Flamurit.
Jam i bindur se zhvillimi i marrëdhënieve ruso-shqiptare do t’u përgjigjej interesave të popujve të vendeve tona dhe tërë kontinentit Evropian.
Ju uroj shëndet dhe suksese, ndërsa të gjithë bashkatdhetarëve Tuaj – lumturi dhe prosperitet.
Me respekt, Vladimir Putin”.
Diskutime rreth kësaj post