Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi shprehet se Erion Veliaj do të jetë zëvendësuesi i kryeministrit Rama. Ajo tha se do dalë bashkë me Bashën në fushatë.
“Pas 25 prillit, Erion Veliaj aspiron për t’u bërë kryetar i PS. Nuk është beteja e shqiptarëve, por mes atyre të dyve. Opozita në 25 prill do shkojë bllok. Me Kodin e ri Zgjedhor minimumi janë 100 deputetë.
Mendoj çdo kryetar partie opozite, çdo deputet, nëse shkon me Ramën, firmos vendimin me vdekje të politikës së tij.
Patjetër që do dal me Bashën në fushatë. Unë vlerësoj 21 nëntorin, nuk ka pasur turp më të madh se spiunat e PS që rrinin para zyrave të LSI me telefon në dorë”, tha Kryemadhi për Zonë e Lirë.
Diskutime rreth kësaj post