Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi thotë se në 25 prill, dita e zgjedhjeve parlamentare do të ketë një “tërmet” të ri. Kryemadhi thotë se e ka fjalën për rezultatin e zgjedhjeve dhe ky ‘tërmet’ do ta nxjerrë në çadër kryeministrin Edi Rama.
“Do të kemi një tërmet të ri, tërmeti i 25 prillit do ta nxjerrë në çadër Edi Ramën Nuk jemi gati për të përballuar një tërmet tjetër.
Familjet e Durrësit, Thumanës, të Fushë Krujës vazhdojnë të jenë nëpër çadra edhe pse po vjen dimri i dytë.
Por unë them që do të ketë një tërmet të ri, do të jetë tërmeti i 25 prillit, i cili do ta nxjerrë në çadër Edi Ramën”, tha Kryemadhi për Zonë e Lirë.
Diskutime rreth kësaj post