Analisti i njohur Frrok Çupi tha se presidenti Meta, ka dalë nga roli tij si president i shtetit dhe është vendosur në radhët e opozitës. Madje, ai aludoi se Meta, mund të jetë kryetari i opozitës, pasi Partia Demokratike sipas analistit është duke u përhapur dhe ndodhet në një moment jo fort të mirë politik.
“Ky është problem mental nëse e do populli apo jo. Shtete që kanë president të dobët kanë eksperienca shumë të hidhura. Presidentët siç tentojnë të thotë Meta, janë presidentët që në Shqipëri kanë ndërtuar dhunë, kanë vendosur pushtetin e tyre tiran. Nuk kam njohur njeri që e njeh shtetin më pak se presidenti Meta, një njeri pa dituri për institucionet e shteti, kjo më ka trishtuar gjithmonë. Ai ka frikë të tmerrshme për atë që ka bërë, për të ardhmen e tij, ajo duhet të jetë në zero, ajo politike.
E ardhmja e tij duhet të jetë në gjyqet e Shqipërisë. Të thuash që presidenti të vendoset me referendum, i bie të jesh djall për vendin tënd. Ai ndodhet në opozitë, është i egër me vlerat e kombit, të paqes, është vulgar nga mënyra se si flet. Ai ka shumë epitete, bën shumë të tilla, por ligji e funksionit të presidentit, ai po angazhohet politikisht. Unë këtë gjë po thoja, ai ndoshta nuk është kryetari i opozitës, ndoshta dhe është, sepse PD-ja ka problem me vete, po ndahet në disa parti”, tha Çupi për Top Talk.
Diskutime rreth kësaj post