Xheneta, refugjatja nga Kosova që do të ndez dritat festive në Berlin
Një heroinë e vërtetë nga Berlini? Dikush që angazhohet në mënyrë shembullore për të tjerët dhe ndihmon me vetëmohim? “Natyrisht, ajo është Xheneta jonë”, mendoi Carmen Behrens nga Shoqata e Krishtere për të rinj (YMCA) kur kishte dëgjuar për apelin e gazetës B.Z.
Kjo e fundit, së bashku me kompaninë “Lekker Energie”, ishte vënë në kërkim të një personi për ta nderuar duke ia besuar ndezjen simbolike të dritave festive të Krishtlindjes në sheshin “Pariser Platz” të Berlinit, që do të bëhet në mbrëmjen e së dielës (29 nëntor). Ai ose ajo që do ta shtyp pullën e dritave festive duhet të sjellë me vete sadopak ngrohtësi. Dhe, e tillë është Xheneta, mendojnë të gjithë në YMCA, transmeton Koha.net.
Vajza 13 vjeçare së bashku me prindërit dhe me motrat më të vogla kishte shkuar në Berlin para një viti nga Kosova dhe qenë caktuar të banonin në një qendër të strehimit emergjent të YMCA. Nëna e saj do të dëshironte të punojë por nuk ka të drejtë për shkak të mungesës së dokumenteve. Babai i saj ka luftuar në luftërat e ish-Jugosllavisë sikurse edhe në Afganistan, dhe që nga ajo kohë ka mbetur i traumatizuar, shkruan bz-berlin.de. Përkundër gjendjes jo të mirë në të cilën jetonte vetë, Xheneta filloi menjëherë të ndihmojë të tjerët. Ajo e mësoi shpejt gjermanishten dhe tash përkthen për familjet dhe fëmijët tjerë.
Diskutime rreth kësaj post