Sot bëhet një vit nga tërmeti i mëngjesit të 26 nëntorit në 2019, i cili shkaktoi 51 viktima dhe shkatërroi mijëra banesa të banorëve në Durrës dhe rrethinat rurale.
Lidhur me këtë ngjarje tragjike për vendin tonë ka folur sizmiologu, Rrapo Ormeni, i cili e ka renditur tërmetin e vitit të kaluar në mesin e atyre më të fuqishmëve dhe se përgjatë vitit kanë vijuar goditjet e njëpasnjëshme të tërmeteve me magnitudë më të ulët.
“Tërmeti i 26 nëntorit 2019, në orë 03:54 është një ndër tërmetet më të fortë që ka rënë në vendin tonë, që ka rënë 40 vitet e fundit , që rendit në më të fortit që ka rënë në bregdetin e detit Adriatik, pas tërmetit të vitit 1866 me magnitudë 7.1 në Dubrovnik, tërmeti të 1905 në Shkodër me 6.6 , tërmeti i vitit 1967 në Dibër me magnitudë 6.7, tërmeti të 15 prillit 1979 në Ulqin me magnitudë 7 dhe tërmeti i Durrësit me magnitudë 6.4.
Pra renditet në tërmetet më të fortë për sa i për ketë efektit shkatërrues që kanë pasur këto tërmete në këto zona në bregdetin Adriatik ku ato kanë rënë. Tërmeti i 26 nëntorit nuk erdhi rastësisht pasi kishte një para-goditej në 21 Shtator një tërmet me manitudë 5.8 rihter e cila pati një aktivitet për gati 5 ditë më pasi u ndërpre. Pastaj tërmeti i 26 nëntorit u shoqërua më pas edhe me një seri të madhe goditjesh, që arritën deri në magnitudën 5.5 të shkallës riter me njëherë pas rënies së tij, që vijuan në dhjetor me 5.3 në janar me 5 dhe më vonë me magnitudë 4.9. Kanë vazhduar pothuajse për një vit goditjet në magnitudë më të vogla dhe tani është në procesin e shuarjes së plotë efekti lëkundës i shkaktuar nga tërmeti 26 nëntorit”, tha sizmologu Ormeni.
Diskutime rreth kësaj post