Pas përjashtimit të bujshëm nga spektakli ‘Përputhen’, Shqipe Hysenaj ka shkaktuar mjaft debate në rrjetet sociale me reagimet e saja.
Gjatë një interviste për “n’Kosovë show”, Shqipja është shprehur për të disatën herë se personazhet në emisionin ishin fallco dhe ngjarjet që serviren në ekran s’janë reale.
“Për mua, më mirë një person të jetë vetja sesa i shtirur. Ata janë komplet të shtirur.”– u shpreh ish-konkurrentja gjatë intervistës.
Shqipja tregoi se nuk i beson aspak lotëve apo ndjenjave të tyre, të cilat sipas saj janë të qëllimshme për të arritur diku dhe për të fituar diçka.
Ish-konkurrentja bëri deklaratën e fortë duke u shprehur se vajzat në “Për’puthen” janë aq fallco, saqë ajo beson se dy prej tyre kanë romanca dashurie jashtë emisionit.
Megjithatë, Shqipja preferoi të mos i zbulonte emrat e tyre.
E pyetur nëse do të kthehej sërish në emision, 28-vjeçarja u shpreh:
“Kurrën e kurrës! Nuk do hyja sepse nuk do lodhja veten time me njerëz që nuk ia vlejnë
Unë mendoj se ishte komplet një strategji që të bëhej një ‘boom’ i madh. Faktikisht boom-i i madh me kë u bë? Me mua.”– tha ndër të tjera ajo.
Për më tepër, ndiqni vetë intervistën e Shqipes:
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post