Analisti Plator Nesturi ka analizuar situatën politike në vend dhe atë që pritet të ndodhë me zgjedhtë e 25 prillit. Agresiviteti i fushatës a nënkupton se një një nga tre personazhet mes Ramës, Bashës dhe Metës mund të rrezikojë largimin përfundimtar nga politika?
“Realisht pas çdo beteje politike, në çdo vend modern shihen faktorë të shumtë që kanë ndikuar për fitimin apo humbjen e zgjedhjeve, dhe zakonisht të humburit hapin krahun dhe forca politike zgjedh liderin e ri për betejë te re me strategji të re. Por kjo mënyrë moderne nëse sillet në kushtet e Shqipërisë dhe çfarë ka ndodhur në gjithë këto vite atëherë mendoj se duhet të jetë domosdoshmëri.
Kemi patur gjithë këta vite agresivitet dhe luftë të pandershme politike dhe në rastin konkret, do të ish mirë që kush i humbet zgjedhjet duhet të largohet së paku dhe si një shembull se kjo luftë pa skrupuj duhet të marrë fund meqë pak rezultat ka dhënë. Më duken absurde dhe paradoks loja mediatike që bëhet nga lojtarë të ndryshëm të politikës ndërsa deklamojnë se po të vinë në pushtet do të shkojë pas hekurave iksi apo ypsiloni.
Së pari sepse realisht nuk kanë asgjë në dorë por dhe se politika cenet e të tjerëve i ka përdorur për shantazh e për pazar. Me ndryshimet në sistemin e drejtësisë jam më i prirur të besoj se gradualisht qasja ndaj akuzave do të jetë gjithmonë e më i padiktueshëm nga të qenit në pushtet apo në opozitë. Në këtë mënyrë, largimin përfundimtar, apo daljen në periferi të politikës të së fuqishmëve të momentit, do më pëlqente të kryhej si një proces normal ku humbësit hapin vendin dhe fitimtarët vijojnë deri sa të kenë votëbesimin e elektoratit”, u shpreh analisti Plator Nesturi për Fjala.
Diskutime rreth kësaj post