Kreu i Forumit Rinor të Partisë Demokratike Belind Këlliçi ishte ditën e sotme në Kukës, ku ka prezantuar dhe kreun e ri të këtij forumit.
Gjatë takimit me të rinj, Këlliçi është shprehur se, ‘PD dhe kryetari Basha janë zotuar publikisht se në ditën 1 të punës, Qeveria Basha do të heqë traun që po rrjep shqiptarët e Shqipërisë dhe Kosovës. Durim deri më 25 Prill. Trau do të hiqet!’.
Reagimi i plotë i Belind Këlliçit:
“E pranoj se kam debulesë për Kukësin. I vetmi qytet i Shqipërisë kandidat për çmimin Nobel për Paqe. Mikpritje dhe bujari e jashtëzakonshme.
Shumë faleminderit për pritjen të rinjve të FRPD Kukës dhe kryetarit të ri Indrit Cengu!
Kukësi është porta strategjike ku shqiptarët e Shqipërisë dhe Kosovës takohen, komunikojnë e shkëmbejnë të mira me njëri-tjetrin. Sot kuksianët paguajnë për të hyrë e dalë në vendin e tyre. Një padrejtësi e madhe që do mbarojë më 25 Prill!
PD dhe kryetari Basha janë zotuar publikisht se në ditën 1 të punës, Qeveria Basha do të heqë traun që po rrjep shqiptarët e Shqipërisë dhe Kosovës. Durim deri më 25 Prill. Trau do të hiqet!”-tha Këlliçi
Diskutime rreth kësaj post