Presidenti Ilir Meta përmes një mesahzi në ‘Facebook’ ka risjellë në vëmendje vizitën e tij sot në Kishën e Shën Lledrit në Spiten-Prull, e cila është rikonstruktuar.
Në reagimin e tij kreu i shtetit thekson se iu bashkua lutjeve për shëndet të plotë të shqiptarëve, veçanërisht të atyre që po vuajnë për shkak të pandemisë.
Mesazhi i Metës:
“Sot në Kishën e Shën Lledrit në Spiten-Prull, në këtë vend të shenjtë, që rrezaton prej 7 shekujsh besimin e palëkundur të popullit të mrekullueshëm të kësaj zone dhe jo vetëm, tek Zoti.
Kjo Kishë e rikonstruktuar falë kontributeve bujare të banorëve, u bëri ballë gjithë sulmeve barbare, luftërave e diktaturave të egra, për të shndritur në këtë 30-vjetor të rikthimit të lirisë së fesë në vendin tonë, sepse populli i Spiten-Prullit nuk e humbi kurrë besimin në Zot dhe shpresën tek e ardhmja.
Në kushtet e një situate tejet të vështirë ekonomike e sociale, ku papunësia dhe varfëria janë evidente në shumë familje dhe kur gjendja është përkeqësuar për shkak të pandemis, që po krijon drama të tmerrshme familjare e shoqërore, ju bashkova lutjeve për shëndet të plotë për të gjithë shqiptarët, veçanërisht për ata që po vuajnë nga pandemia, për këdo që ka humbur punën dhe është në pamundësi ekonomike, për të rinjtë e fëmijët tanë që të mos i braktisin familjet dhe Atdheun e tyre.
Lartësia e këtij Kryqi dhe fakti që Kisha e Shën Lledrit ka qenë dëshmitare e Besëlidhjes së Lezhës, tregon fuqinë e pamposhtur të këtij populli, falë besimit në Zot dhe tek e ardhmja europiane, të cilën e përcaktoi qartë Heroi ynë Kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu.”-shkruan Meta.
Diskutime rreth kësaj post