Modelja bukuroshe Adrola Dushi ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve me një status në rrjete sociale. Në statusin në fjalë flitet për njerëzit gënjeshtarë, të cilët gënjejnë duke të parë në sy.
Ndonëse modelja ka shkruar “e huazuar” në fund të teksit, fakti që ajo e ka shpërndarë të lë të kuptosh se i ka ndodhur të përballet me të tillë njerëz, të cilëve sot iu ka drejtuar dhe një thumb. “Ndjej keqardhje për to”, thuhet mes të tjerash në status.
Statusi i plotë:
“Gjithmonë bëhesha me nerva kur dikush merrte guximin të më gënjente në sy. Gjithmonë më lindte ajo dëshira për t’ia përplasur të vërtetën në fytyrë. Sot, ende ka njerëz që më gënjejnë, por unë nuk reagoj më. I shoh drejt në sy dhe filloj të ndjej keqardhje për to, gjithsesi i dëgjoj deri në fund dhe tek ata presin fjalët e mia, unë ngrihem me gjithë qetësinë time dhe largohem me buzën në gaz. Nuk ka më të dëshpëruar se ata që besojnë gënjeshtrat e tyre, vetëm për t’u dukur në shkallë më të lartë se sa dikush tjetër.”
Diskutime rreth kësaj post