Në një kohë kur katër ish- luftëtarë të UÇK po përballen në Gjykatë, kreu i grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla thotë se kryedemokrati Lulzim Basha ka një provë shumë të rëndësishme.
Ai flet për një kasetë filmike që iu dorëzua nga Milaim Bellanica, një nga dëshmitarët e masakrës së Krushës, në kohën kur Basha punonte sipas tij punonjës/përkthues i UNMIK.
Balla kërkon që Lulzim Basha të japë shpjegime.
“Si ka mundësi që dëshmitarë të masakrave dhe luftëtarë të betejave për liri në Kosovë, drejtojnë gishtin me referenca kohore dhe dëshmi ndaj Lulezim Bashës dhe ky vazhdon t’i fshihet përgjegjësisë morale e publike, duke gënjyer?
Pse mundohet ta fshehë Lulezim Basha rolin dhe veprimet e tij si Përgjegjës Operacional në Zyrën e Tribunalit Ndërkombëtar për Krimet e Luftës në ish?Jugosllavi në Tiranë gjatë vitit 1999?
Pse nuk sqaron rolin, detyrat funksionale, pjesëmarrjen dhe firmën e tij mbi dokumentat e hetimit të luftëtarëve të UÇK, pse jo dhe përfitimet financiare si Këshilltar Ligjor në Misionin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK) gjatë viteve 2000-2004?
Nëse Lulezim Basha realisht nuk ka gjë për të fshehur, atëherë të nxjerrë letrat.
Kujtojmë se një ndër masakrat më të mëdha serbe ndaj popullit të Kosovës është ajo e Krushës. E vetmja kasetë filmike e plotë e kësaj masakre, sipas poseduesit të saj Milaim Bellanica i ishte dorëzuar Lulezim Bashës, në atë kohë Përgjegjës Operacional në Zyrën e Tribunalit Ndërkombëtar për Krimet e Luftës në ish?Jugosllavi në Tiranë”, – shkruan Taulant Balla.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post