Ja çfarë do të shihni pak para se të vdisni
Përderisa vdekja afrohet, shumica e njerëzve shohin ‘vizione’ të shokëve apo familjarëve të afërm të cilët kanë vdekur kohë më parë, dhe vizitat bëhen edhe më të shpeshta gjatë orëve të fundit të vdekjes
Shkencëtari nga kolegji Canisius, New York, kanë intervistuar 66 pacientë të cilët ishin në prag të vdekjes. Hulumtimi kishte zbuluar se shumica e pacientëve kishin raportuar se kishin pasur së paku një vizion në ditë rreth këtij fenomeni, raporton lajmi.net.
Një pjesë e madhe e pacientëve kanë deklaruar se këto vizita dukeshin plotësisht të vërteta dhe se vizionet përfshinin shokë apo familjarë të cilët kishin vdekur kohë më parë.
Hulumtuesit shkruajnë: “Përderisa këta intervistues po i afroheshin vdekjes, vizionet apo ëndrrat bëheshin më të shpeshta. Efekti i eksperiencës para-vdekje në individët të cilët janë duke vdekur është shumë domethënëse. Këto vizione mund të ndodhin muaj, javë, ditë apo orë para vdekjes, dhe në mënyrë tipike e zvogëlojnë frikën e vdekjes, duke e bërë tranzicionin nga jeta në vdekje më të lehtë për ata që janë duke e përjetuar”.
Diskutime rreth kësaj post