Nënkryetarja e LSI Erisa Xhixho ka treguar disa detaje nga votimi i strukturave të reja të LSI-së, ku të shtunën do të zgjidhen delegatët për konvetën kombëtare që do të mbahet më 5 dhjetor.
Xhixho ka deklaruar se nesër gjithashtu do të rikonfirmohet në Monika Kryemdhi do drejtuese e partisë.
“Nesër është një moment i rëndësishëm për LSI pasi zgjidhen strukturat drejtuese për 4 vitet e ardhshme. Kemi prej muajsh që organizojmë zgjedhje në organizata, hapim dyert për çdo qytetar që do të angazhohet dhe të jetë pjesë e strukturave të LSI.Është mundësi pasi të rinjtë e pajisur me teserën e LSI, jo vetëm do votojnë por edhe të zgjidhen në strukturat bazë.
Nesër votohet për kryetaren e LSI Monika Kryemadhi, më saktë një rikonfirmim mandati, si dhe për delegatët që do jenë pjesë në konventën e 5 dhjetorit.
Për shkak të pandemisë, i kemi të dyja opsionet, edhe votimin manual pasi janë 51 qëndra votimi në gjithë Shqipërinë të hapura nga ora 9 deri në orën 16.”, tha Xhixho në rubrikën ‘Intervista e Ditës’.
Diskutime rreth kësaj post