Zv. ministri i Mbrojtjes Civile në Greqi, Nikos Hardalias ka sqaruar në konferencën e mbajtur pasditen e sotme masat e marra nga shteti fqinj për mbylljen e kufijve.
Ai theksoi se hyrja nga kufiri tokësor do të lejohet vetëm për shtetasit grekë ose ata që kanë leje qëndrimi në vend nga ora 7 në mëngjes deri në 23:00 të mbrëmjes.
“Të dhënat e ditëve të fundit tregojnë se situata epidemiologjike nuk është përmirësuar”, deklaroi ai duke listuar pikat hyrëse në Greqi dhe kushtet që duhet të plotësojnë qytetarët.
Do të lejohen:
1) Vetëm Grekët dhe shtetasit e Bashkimit Europian lejohen të kalojnë nga Promachonas , nga ora 7 e mëngjesit deri në 11 të mbrëmjes. Kalimet tranzit lejohen 24 orë.
2) Nga Kakavija lejohet vetëm për shtetasit grekë ose me leje qëndrimi në vend, nga 7 e mëngjesit deri në 11 të mbrëmjes. Ata që hyjnë nga Kakavija do të hyjnë në një karantinë 7-ditore, në zonën që ata kanë deklaruar në PLF e tyre.
3) Nga Evzoni dhe Kipi do të lejohen vetëm për shtetasit grekë ose me leje qëndrimi në vend, nga 7 në 11 të natës.
4) Nga Nymfaio, Ormenio dhe Exochi do të lejohen vetëm për transporte, 24 orë në ditë dhe vetëm me drejtuesin e automjetit.
5) Krystalopigi është mbyllur tashmë nga sot.
Të gjithë personat që do të hyjnë në Greqi do t’i nënshtrohen një testi të shpejtë nga ekipet e EODY, ndërsa shoferëve të kamionëve do t’i merren monstra.
“Bazuar në të dhënat e javës tjetër, ne do të fillojmë heqjen graduale të bllokimit. Qëllimi është të shkojmë në një hapje graduale. Por do të duhet të presim për të dhënat e javës së ardhshme, ama nuk duhet të bëjmë një hap prapa . Nuk ka asnjë tregues ose provë të infeksioneve të larta në supermarkete ose shkolla. Inspektimet vazhdojnë të bëhen dhe ne kemi bërë ndërhyrje”, u shpreh Hardalias.
Diskutime rreth kësaj post