Nuk dua të bëhem pjesë e debatit parazgjedhor midis partive politike në Shqipëri, në veçanti të një diskursi të tillë. Është një temë e cila është përmendur tashmë e 10 vite, çdo gjë është transparente dhe gjithsecili e din se çfarë pune kam bërë dhe ku kam punuar. Mund ta lexoni dhe CV-në time në faqen e Qeverisë. Kështu është shprehur zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi gjatë komentimit të zërave se ai ka qenë përkthyes në “shtëpinë e verdh” ku kinse kanë ndodhur krime lufte gjatë periudhës 1999-2000.
“Nga viti 1999 deri në vitin 2000 kam punuar në Maqedoni të Veriut dhe jo në Kosovë, ndërsa kam punuar, kam përkthyer gjithsesi nga viti 1999 deri në vitin 2004 në Tribunalin e Hagës, pas asaj në Agjencinë Amerikane për Ndihma, pas asaj kam punuar në NATO si dhe me holandezët, përafërsisht diku 13 vite përvojë me komunitetin ndërkombëtar”, ka deklaruar Grubi.
Diskutime rreth kësaj post