Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha sqaroi në emisionin “Opinion” detyrat që ai ka mbajtur gjatë angazhimit të tij në Kosovë.
Basha tha se ka punuar në Mitrovicë, Prishtinë dhe Gjilan në poste administrative por asnjëherë në role hetimore.
“Në Mitrovicë legal oficer, por fillimet kanë qenë si përkthyes por rekrutimi ka qenë si legal oficer. Së dyti në Prishtinë për afro një vit e pak si përgjegjës për zonën amerikane të administrimit të Kosovës. Në zonën e Gjilanit për ngritjen dhe këqyrjen e komponentit të drejtësisë kosovare, pra rrol administrativ dhe jo hetimor. Pas kësaj asistent i veçantë i drejtorit të departamentit të drejtësisë që ishte de facto ministri i drejtësisë së Kosovës. Që konsistonte në punën e transferimit të punës nga UNMIK-u dhe ngritjen e ministrisë së Kosovës. Pas kësaj detyrat e mija në Kosovë kanë mbaruar dhe i jam bashkuar Partisë Demokratike”, tha Basha.
Ai mohoi se nuk ka marrë pjesë në asnjë proces apo hetim ndaj UÇK-së.
“Kurrë në asnjë çast nuk kam marrë pjesë në asnjë lloj procesi dhe nuk kam patur asnjë lloj aksesi në asnjë informacion hetim dosje që kishte të bënte me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.”, theksoi Basha.
Diskutime rreth kësaj post