Juristi Romeo Kara ka dalë me një deklaratë të fortë në lidhje me vettingu-n në drejtësi dhe në polici. Sipas Karajt, vettingu duhet të niste fillimisht nga politika dhe për ta realizuar këtë do të mjaftonte një referendum, ku populli ta zgjidhte vet trupën e vettingu-t.
“Për të shmangur vettingun në politike, nisen vettingun në drejtesi dhe për të vonuar vettingun në drejtesi nisen vettingun në polici.
Peshku eshte qelbur nga koka, nga politika dhe pikerisht aty do të duhej të ishte perfunduar me kohe vettingu.
Asnje prej horrave qe kakaris sot në politike, nuk do te mund t’a kalonte qofte edhe vettingun me formal qe do t’iu behej atyre në nje rast te tille.
Mjaftonte nje referendum fillestar, ku populli drejtperdrejti dhe vetem ai të votonte trupen e vettingut dhe ky kapitull do të ishte zgjidhur tashme.”, – shkruan juristi Romeo Kara.
Diskutime rreth kësaj post