Kryedemokrati Lulzim Basha ka dalë sot me një denoncim. Teksa ka publikuar një video, Basha shkruan se sapo ka përfunduar një telefonatë me futbollistin Andi Lila, i cili është kandidat për deputet në listat e PD në Kavajë.
Sipas Bashës Lila është përballur me një situatë të paprecedentë teksa po jepte një intervistë në fushën e futbollit të qytetit të tij të lindjes në Kavajë.
Postimi i Bashës:
“Kjo është e turpshme dhe kriminale!
Sapo përfundova një telefonatë me Andi Lilën, një nga yjet e futbollit shqiptar, të cilit policia i kërkoi të largohej nga fusha e futbollit në qytetin e tij të lindjes në Kavajë, ndërkohë që jepte një intervistë për media. Kjo vetëm për faktin se Lila është një nga kandidatët për deputetë propozuar nga PD Kavajë!
Kjo duhet të marrë fund! Askush nuk do të na mbyllë gojën! Në demokraci çdokush ka të drejtë të thotë çfarë të dojë. Ne do ta mbrojmë me forcë këtë të drejtë të fituar me sakrifica dhe nuk do lejojmë që Shqipëria të kthehet sërish në diktaturë.”, – shkruan Basha.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post