Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka shpërthyer në akuzua të forta në adresë të qeverisë “Rama” sa u takon negociatave me Bashkimin Europian.
Përmes një statusi në rrjetet sociale, ish-deputetja Tabaku akuzoi kryeministrin Edi Rama se po pengon rrugën e Shqipërisë drejt integrimit. Madje, zonja Tabaku shprehet se refuzimi që i bëri ai marrëveshjes së 5 qershorit dakordësuar dhe firmosur me bekimin dhe ndërmjetësinë e BE-së dhe SHBA, sipas saj, është shkaku kryesor për këtë refuzim.
“Edi Rama tradhtoi ëndrrën e shqiptarëve për integrim! Lajmi i djeshëm pas mbledhjes së ministrave të jashtëm të BE-së ishte një vulë konfirmimi se kokëfortësia për të rrëzuar institucionet e dialogut demokratik janë shkaqe të mjaftueshme për të ngelur në klasë vendin. Hapja e negociatave dhe diskutimi i kapitujve që do të nisë ditën e parë të konferencës së parë Ndërqeveritare po shtyhet jo si pasojë e problemeve të BE, por si pasojë e problemeve të qeverisë shqiptare.
Tradhtia e misionit historik të Shqipërisë për t’u përfshirë në familjen europiane i mbetet kryeministrit Rama. Refuzimi që i bëri ai marrëveshjes së 5 qershorit dakordësuar dhe firmosur me bekimin dhe ndërmjetësinë e BE-së dhe SHBA është shkaku kryesor për këtë refuzim. Kjo u vu re qartë edhe nga deklarata e ministrit gjerman që këmbënguli në mungesën e një reforme elektorale zgjedhore sipas dakordësisë gjithëpërfshirëse dhe me konsensus. Ndërkohë që përpos kësaj janë dhe 5 parakushte të tjera të mirëpërcaktuara nga BE për të nisur konferencën e parë ndërqeveritare, funksionimi i Gjykatës së Lartë dhe Kushtetuese, plani i veprimit për pastrimin e parave, ligji i medias dhe minoritetet”, shkruan ajo.
Më tej zonja Tabaku akuzoi kryeministrin Edi Rama, duke e cilësuar si tradhtar dhe armik të Shqipërisë. “Te gjitha përgjegjësi politike e ER! Tradhtari i vizionit kombëtar zgjodhi llogarite politike përpara interesit të 3 milionë shqiptarëve, të cilëve iu preu ndër të tjera dhe ndihmën dhe paketa ekstra ekonomike që vendi do të përfitonte. Çdo shqiptar e ka të qartë se kush është tradhtari i historisë moderne post-komuniste të Shqipërisë. Kryeministri Rama ka treguar nga viti 2014 e këndej se ai ka dashur Europën jo për vlerat e demokracisë dhe lirisë që ajo ofron. Ai e ka dashur BE-në vetëm për t’ia shitur shqiptarëve propagandën manipuluese se anëtarët e BE e mbështesin atë”, nënvizoi ajo.
Diskutime rreth kësaj post