Kryeministri Edi Rama, bëri me dije se nga janari, 28,813 foshnje kanë përfituar bonusin e bebes. Gjithashtu Rama theksoi se me buxhetin e 2021 do të mbështeten me 2 miliardë lekë familjet e reja.
Postimi i Ramës:
“MIRËMËNGJES
Ëngjëjt e vegjël që vijnë në jetë në këto kohë sfiduese, bashkë me gëzimin e papërshkrueshëm për familjet e tyre, na kujtojnë se shpresa dhe jeta triumfojnë gjithmonë.
Nuk e kemi ndalur për asnjë moment mbështetjen për familjet e reja që gëzohen me fëmijë, edhe në këtë vit të vështirë. Nga Janari, 28,813 të porsalindur kanë përfituar bonusin e bebes.
Siç jemi zotuar, me #buxhetin 2021 mbështesim me 2 miliardë lekë familjet e reja:
40,000 lekë për fëmijën e parë
80,000 lekë për fëmijën e dytë
120,000 lekë për fëmijën e tretë”, – shkruan Rama.
MIRËMËNGJES 😊
Ëngjëjt e vegjël që vijnë në jetë në këto kohë sfiduese, bashkë me gëzimin e papërshkrueshëm për familjet…
Posted by Edi Rama on Wednesday, November 18, 2020
Diskutime rreth kësaj post