Juristi Kreshnik Spahiu deklaroi se akuzat ndaj liderëve të UÇK-së janë tërësisht politike dhe se këto akuza janë hedhur sepse disa persona në Kosovë tentuan të largonin BE-në dhe afronin SHBA-në.
“Gjykata e Hagës është një instrument politik për të zgjidhur çështje juridike. E gjitha kjo është se disa Trumpistë në Kosovë tentuan që ta largonin Kosovën nga gjeopolitika e BE-së dhe ta afronin me SHBA-në kur ishte president Trump. Me humbjen e Trump situata ka ndryshuar.
Është e gjitha politike. Albin Kurti u rrëzua qartë dhe publikisht me ndërhyrjen amerikane. Ramush Haradinaj u rrëzua dhe pastaj shkoi në Hagë. Gjykata e Hagës është një instrument politik për të zgjidhur çështje juridike. Cilat do qofshin kombësitë e gjykatësve, ata paguhen nga BE”, tha Spahiu.
Diskutime rreth kësaj post