Ish-kryeministri Sali Berisha ka shprehur edhe në zgjedhjet e 25 prillit vullnetin për të qenë kandidat për deputet në listat e PD, por i pyetur për zonën ku do të garojë, ai është shprehur se ende nuk e ka vendosur.
“Ende nuk kam një vendim. Vendimin do e marr bashkë me Kryesinë e PD”, tha Berisha.
I pyetur nëse do të kandidojë në Shkodër, Berisha tha se ka hequr dorë nga drejtimi i PD që në 2013, pas zgjedhjeve parlamentare.
“Gjatë kësaj kohe kam mbrojtur vetëm interesin publik. Kam qëndruar, do të qëndroj në politikë, për të mbrojtur interesin publik, duke mos pretenduar se kam monopolin e së të vërtetës”, tha Berisha për abc news.
Diskutime rreth kësaj post