Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar akuzat e kryeministrit Rama ndaj presidentit Ilir Meta. Berisha tha se tha se “Meta ka mbrojtur Kushtetutën dhe shtetin ligjor”.
Sipas tij, Rama po bën një grusht shteti brenda shtetit për të marrë kompetencat e Presidentit të Republikës.
“Presidenti nuk ka bërë për vete asnjë kauzë të opozitës. Rama po bën një grusht shteti brenda shtetit për të marrë kompetencat e Presidentit të Republikës.
Në Republikat thellësisht Parlamentare, e drejta për informim e Kreut të Shtetit është e patjetërsueshme. Ndërsa Edi Rama në kulmin e pandemisë, i thotë nuk ke punë me këtë situatë? Po si nuk ka punë Presidenti në kulmin e një situate të tillë”, tha Berisha për abc news.
Diskutime rreth kësaj post