Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli shprehet se PD aktuale është shumë është larg qëllimit për të cilin ajo u krijua.
Topalli u shpreh hapur se që prej vitit 2013 nuk e njeh më PD-në.
“Unë nuk e njoh më PD-në. Në kuptimin që dhe e them me shumë dhimbje. Nuk e njoh më në kuptimin e asaj që unë kam menduar se është Partia Demokratike
Në kuptimin e shpresës, të besimit, të vlerave, të parimit të një force që do ta bënte vendin më të mirë.
Nuk është një ditë, është proces që ka fillu që ka filluar pak para 2013 dhe është formalizuar në 2013 dhe pastaj është në rëshqitje të permanente larg asaj qëllimi për të cilën është kriju kjo forcë politike.” – tha Topalli në ‘Përballë’.
Diskutime rreth kësaj post