Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka komentuar përgatitjen e Partisë Socialiste për zgjedhjet e 25 prillit ku ka theksuar se partia është e mirëorganizuar dhe do ja dalë dhe në këtë sfidë.
Spiropali ka theksuar se pas 26 prillit, Basha nuk ka vend në PS por do të shkojë pranë familjes në Holandë se ka punë për të bërë.
“Në këto 11 vite që unë drejtoj në PS kam parë shumë njerëz që i janë bashkuar kësaj force politike dhe i kanë shërbyer vendit, nuk shikoj asnjë problem ne jemi të sigurt në zgjedhje. Unë mendoj se kryetari i PD-së me 26 prill do jetë i gatshëm të shkojë ku ti ofrojnë ai ka punë në vendin e tij të familjes që është Holanda dhe atje ka më shumë punë dhe nuk ka ngel gjë që ti bashkohet familjes sonë socialiste”, ka thënë ajo.
Diskutime rreth kësaj post