Kreu i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi ka kujtuar deklaratat e tij në vitin 2013 pasi dha dorëheqjen nga të gjitha postet partiake. Kujtojmë se ky vendim i Patozit erdhi pasi Lulzim Basha u zgjodh në krye të PD.
Postimi i Patozit:
“1-ZGJEDHJET NE PD, NUK PATI GARË DHE FITUESI U PARACAKTUA
Korrik 2013. Astrit Patozi dorëhiqet nga të gjitha postet partiake, pas denoncimit të procesit të zgjedhjes së kryetarit të PD në emisionin Top Story të Sokol Ballës në Top Channel. Ai deklaron se fitorja e Lulzim Bashës ishte e paracaktuar dhe mes tij dhe Sokol Olldashit nuk pati garë reale, pasi njëri u trajtua si i nënës, kurse tjetri si i njerkës. Sipas tij, përgjegjësia kryesore për këtë gabim historik i takon Sali Berishës, i cili duhet të ishte garanti i një procesi të drejtë e të ndershëm.
Kjo shkaktoi nje frakturë të panevojshme në PD, të cilën Basha erdhi duke e thelluar me kalimin e viteve, deri sot që po flasim, kur përfaqësimi i demokratëve ka mbërritur në një gjendje dëshpëruese.”, ka shkruar Patozi.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post