Komiteti Teknik i Ekspertëve në një dalje për mediat ka prezantuar sot disa masa të reja parandaluese për përhapjen e pandemisë së COVID-19.
Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico e pyetur nga gazetarët nëse rrezikon Shqipëria të shkojë drejt një mbyljeje të plotë, si Greqia dhe Italia, tha se ky është opsioni i fundit, por vendi ynë nuk është ende në atë fazë.
“Të jemi të qartë, kjo është një situatë që vlerësohet në dinamikën e vetë. Opsioni i mbylljes së Shqipërisë, do të ishte opsioni i fundit, pas skenarëve. Për sa i përket indikacioneve, ne jemi akoma në momentin që na lejon, natyrisht duke monitoruar javë pas jave”, – u shpreh Fico.
Diskutime rreth kësaj post