Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani shprehet se do ta besonte kryeministrin Rama kur thotë se nuk është ai që sulmon kryedemokratin Lulzim Basha.
Manjani revoltohet me kryeministrin kur përdor parlamentin dhe ligjet e shtetit, për vota dhe për të rreshtuar vendin që qeveris në krah të interesit të Serbisë, në dëm të interesit të Shqiptarëve.
“Unë do ta besoja Edi Ramën në atë që thotë se “… nuk jam unë që sulmoj Bashën”, nëse nuk do njoftohej krijimi i një Komisioni Hetimor Parlamentar.
Do isha gati ta injoroja edhe regjizurën e organizuar dukshëm dhe trashë të lajmeve dhe debateve fallco të mediave.
Do isha gati të injoroja edhe tëitter-at e vetë Ramës që i kërkon hesap Lulit për një “shtëpi të verdhë”, për raportin e Dick-ut dhe tani për një kasetë që e paska patur Dash Peza, muaj përpara se UNMIK të ekzistonte!!
Sigurisht që dëshmitarin mediatik me memorie të turbulluar, që rrëfen një ngjarje pa e mbështetur në datat kur ato kanë ndodhur, pa dyshim që nuk e marr për bazë.
Të gjitha do t’i injoroja, se hajt më politikë elektorale hesapi!
Por të përdorësh parlamentin dhe ligjet e shtetit tënd, për vota dhe për të rrjeshtuar vendin që qeveris në krah të intetesit të Serbisë, në dëm të interesit të Shqiptarëve, është E PAFALSHME!
Komisionin Hetimor e urdhëron Rama. Askush tjetër. Ndaj ato që thotë janë të pabesueshme…”, – shkruan Ylli Manjani.
Diskutime rreth kësaj post