Kryetare e Komisionit të Ekonomisë, Milva Ekonomi, tregoi se miratimi i këtij buxheti shihet me një sy optimist mbi të gjitha sepse është i përqendruar dhe i jep një vëmendje të veçantë shëndetësisë.
“Ky buxhet kërkon t’i japi përgjigje rasteve dhe situatave emergjente që po kalon vendi,”, u shpreh Ekonomi për Euro News.
Ajo sqaroi se të gjithë ata që do të marrin mjekim për COVID-19 që nga 1 dhjetori do të rimbursohen dhe kjo gjë do të sqarohet nga mjeku i familjes.
Pyetur nga gazetarja Mulaj nëse ky është thjesht buxhet elektoral, siç e kanë komentuar një pjesë e madhe apo një buxhet që do të rishihet shumë shpejt kur marrim parasysh paqëndrueshmërinë që sjell situata nga pandemia, Ekonomi theksoi se ky buxhet është optimist sepse i jep rëndësi jo vetëm shëndetësisë por dhe sektorëve shumë të rëndësishëm si bujqësia.
Diskutime rreth kësaj post