Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha do të thirret si dëshmitar në Gjykatën e Hagës, për të dëshmuar në çështjen kundër ish-drejtuesve të UÇK-së.
Kjo është deklarata e fortë që bën analisti Frrok Çupi në emisionin “Open”, ku shprehet edhe se Basha gënjen kur thotë se nuk ka qenë drejtues i lartë i UNMIK.
“Aty kemi 3 akuza. Unë them se këto e kanë një bosht. Lulzim Basha nuk ka thënë asnjëherë që ka qenë drejtues i lartë në UMNIK, por ka thënë se ka qenë përkthyes. Kush gënjen këtu? Nuk gënjen Peruani, apo dëshmitarët. Këtu gënjen Lulzim Basha. Basha me shumë mundësi do merret si dëshmitar në Hagë” – tha Çupi.
Diskutime rreth kësaj post