Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, gjatë në bashkëbisedimi me gazetarët zbuloi sot se më datë 21 nëntor do të fillojnë zgjedhjet në parti për strukturat e reja drejtuese.
Ajo u shpreh se është ndërtuar aplikacioni online ku do të bëhet dhe votimi për delegatët.
“Një javë e rëndësishme për LSI, më 21 nëntor do të kemi zgjedhjet në parti. Kemi krijuar aplikacionin për votimin online për delegatët. Pas këtyre zgjedhjeve që do të jenë shembuj, jemi forca e parë politike që kemi futur provcesin një anëtar 1 votë që në 2004 për kryetarin e Partisë. Marr rastin të përsëris thirrjen për të rinjtë që të përfshihen në LSI dhe në fokusin e këtyre të rinjve.
Përfshirja e të rinjve do të ishte shpresa më e madhe, përfshirja e të rinjve në politikë. Një nga pikat kryesore, LSI është partia e të gjithë atyre që duan të kontribuojnë. Sot më shumë se kurrë ne kemi nevojë për përfshirjen e intelektualëve në Shqipëri. E di që janë të zhgënjyer me politikën. Perfshirja i vetmi ilaç për ta detyruar klasën politike për të ndërtuar një Shqipëri më të mirë. Kryeministri nuk krijoi dot 300 mijë vende pune para pandemisë si mund t’i krijojë tani. Premtoi një shëndetësi falas që sot nuk është falas por është më e shtrenjta” – tha Kryemadhi.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post