Ish-kryeministri Sali Berisha u pyet mbrëmjen e djeshme edhe për emërimin e ish-anëtarit të PD, Besart Kadias në postin e zv.ministrit të Financave.
Berisha nuk preferoi të japë koment, por tha se Kadia është shkarkuar një vit më parë për krijimin e një lëvizje.
Ndërkohë për babain e zv.ministrit Ilir Kadian, i cili ka qenë këshilltar i Sali Berishës, ish-kryeministri deklaroi se në jo pak raste babë e bir mbajnë qëndrime të ndryshme politike.
“Nuk kisha dijeni. Zoti Kadia një vit para për shkak se paska krijuar një nismë të tij është larguar me urdhër të kryetarit të PD-së, me shkrim nga forumet e PD. Përsa i përket të atit kjo është një gjë jo e rrallë që babë dhe djalë mbajnë qëndrime të kundërta politike. Unë nuk kam ndonjë koment tjetër”, theksoi ai.
Diskutime rreth kësaj post