Publicisti Frrok Çupi është shprehur në një intervistë se presidenti Meta karakterizohet nga ngushtësia e kapacitetit mendor.
Komentet i bëri pasi u pyet në lidhje me deklaratat e fundit të Metës, ku ka përdorur fjalë fyese për kryeministrin duke përmendur shpeshherë që “unë jam nga Skrapari”.
Pyetje: Çfarë mendimi keni ju për Metën, duke qenë se retorika e tij e ashpër kundrejt Ramës është shtuar së fundmi, kur tha se jam nga Skrapari…
Çupi: Shiko, Meta karakterizohet nga ngushtësia e kapacitetit mendor. Meta dhe disa të tjerë kanë hyrë 21 vjeçë në politikë, kryeparlamentar, 29 vjeç kryeministër. Atë e kanë marrë në qafë gradat. Në kohën e Zogut thuhej se nëse bëheshe xhandar në moshë të re ishte turp për ty, ishte jo pozitive. Këta kanë qeverisur si të vinin nga lufta, kanë qeverisur shumë keq. Kanë pasur pushtet personal, kanë thyer normat, ligjet.
Diskutime rreth kësaj post