Moderatorja Luana Vjollca ditën e djeshme ka realizuar xhirimet për një projekt të ri, të cilin ende e nuk e ka bërë publik.
Mirëpo teksa po bëhej gati për xhirimet një incident i prishi mbrëmjen.
Luanës i kanë shkatërruar makinën e saj Ferrari duke i thyer xhamin përpara. Moderatorja postoi një foto të makinës duke pyetur se kush e ka bërë këtë dhe për çfarë arsye.
“U qyqa kush e bëri këtë?!”, shkruan Luana.
Pak kohë më parë moderatorja ka zbuluar se ka njerëz që e shoqërojnë si truproja, për shkak të kërcënimeve të ndryshme që ka marrë. Nuk dihet nëse kjo është e vërtetë apo në kuadrin e xhirimeve të projketit që po realizon.
FOTO:
Diskutime rreth kësaj post