Të ftuar në rubrikën “Tani mund të këndosh” Ardit Gjebrea e pyeti çiftin e njohur të artistëve, Venera Lumanin dhe Lindi Islamin se ku e kanë dhënë puthjen e parë. Mirëpo çifti ngurroi t’ja tregonte sepse i vinte turp, por Arditi këmbënguli dhe ata u detyruan ta tregonin.
Ardit Gjebrea: Ti si ia fitove puthjen e parë?
Lindi: Unë ia mora, ia vodha.
Ardit Gjebrea: Ku?
Lindi: Jo nuk e themi.
Ardit Gjebrea: Pse?
Lindi: Nuk e themi sepse sa herë që e kemi thënë, na i kanë marrë për keq këtu në Shqipëri.
Ardit Gjebrea: Mua mendja po më shkon në një tualet restoranti.
Venera: Jo, e di pse thotë Lindi kështu? Sepse sa herë i kemi treguar shoqërisë sonë, kanë thënë mos ia tregoni njeriu tjetër, mbajeni për vete sepse turp. Në daljet tona të para doja që me Lindin të dilja siç dilja në Shkup, të jetë një park, të ishte i thjeshtë, nuk ishte nevoja të dilnim nëpër lokale e pube dhe unë i kërkoja të ishim gjëkundi në bar, piknik. Kështu shkojmë nga Liqeni dhe ne aty u puthëm, mirëpo kur ia tregojmë shoqërisë, thonë atje nuk bëhen punë të mira.
Diskutime rreth kësaj post