Deputeti i opozitës së re, Halit Valteri tregoi marrëveshjen e fshehtë që kanë tre partitë politike në vend. Ai tha se qytetarët duhet ta dinë që nëse votojnë në zgjedhjet e ardhshme për kryeministrin Rama, ai do qeverisë me PD-në, dhe e kundërta është gjithashtu e vërtetë sipas tij.
Valteri tregoi se kryebashkiaku i komanduar i Vorës, nuk ka komunikim as me Partinë Socialiste, që e ka emëruar në këtë detyrë.
“Nëse flitet për Ramën flitet dhe për Bashën e Kryemadhin. Këto tre parti politike e sistemet që kanë ngritur duhet të shemben, nuk e di nëse është rrugë e lehtë apo e pamundur por e vetmja që mund të demokratizojë jetën e t’i japë frymë vendit.
Qytetarëve i duhet thënë kush voton për Ramën duhet ta dije se do bashkëqeverisë me bashën dhe e kunfërta. Kjo është e vërteta.
Kemi parë ministra, që kapardisjet e luksi e jetesa e tyre nuk justifikohet, ku i marrin paratë këta?
të nderuar politikanë, ju arkitektet, muratorët e ata që u kanbë ngritur përgjatë 3 dekadave të fundit sot jeni bashkë për një arsye tjetër, doni ti shpëtoni reformës në drejtësi”, tha Valteri.
Ministre e shtetit që je dhe kryesuese e listës së Tiranës, kryetari i bashkisë Vorë është prototipi i zyrtarit që filloi shkollën fillore te PD, 8-vjeçaren te LSI dhe të mesmen te PS.
Që gdhihet duke pirë birra e ngryset duke pirë shishe vere, është aty për të zgjidhur hallet e qytetarëve por vetëm qytetarët nuk takon.
Kemi bashki që ngjajnë në han me 7 porta, kjo komedi po luhet në bashkinë e Vorës, largimi nga detyra i të zgjedhurit në 30 qershor për shkak të dekriminalizimit e bëri pozicionin e kryetarit të bashkisë Vorë si estrada e hipotekës së Vlorës, skishin fund emrat që komandoheshin, i radhës është edhe Shefkiu, s’ka komunikim as me partinë që e ka katapultuar në detyrë e as me banorët e qytetit që e njohin mirë dhe e dinë kush është e çfarë përfaqëson. Shefkiu i partisë është figurë e papëlqyer dhe i refuzuar një herë me votë nga të majtët”, tha Valteri nga Kuvendi.
Diskutime rreth kësaj post