Pak ditë pas deklaratave ndaj presidentit serb Aleksandër Vuçiç, të cilin e quajti “këlysh i Rusisë”, ministrja e Punëve të Jashtme në Kosovë Meliza Haradinaj-Stublla, ka deklaruar se llogaria e saj në Facebook është hakuar dhe bllokuar. Lajmin e bëri të ditur vetë ajo, me anë të një postimi në Twitter.
Postimi:
“Politika e këlyshëve rusë” më la pa hyrë në llogarinë time të Facebook.”, ka shkruar ministrja.
Kujtojmë se Vuçiç deklaroi që nëse nuk do ketë marrëveshje me anë të dialogut me Kosovën, mund të plasë edhe ndonjë luftë mes dy vendeve. Gjithashtu ai e krahasoi situatën me atë të Armenisë dhe Azerbajxhanit, ndërmjet të cilëve shpërtheu një konflikt i armatosur pas një ‘ngrirjeje’ të situatës.
“Russia’s puppy policy” post left me without access to my @Facebook account.
— Meliza Haradinaj (@MelizaHaradinaj) November 15, 2020
Diskutime rreth kësaj post