Shqipëria është shumë afër fitores ndaj Kazakistanit. Rei Manaj ka shfrytëzuar një penallti të fituar nga Abrashi duke tundur rrjetën për herë të tretë këtë mbrëmje nga kuqezinjtë.
Rezultati vijon 3-1 teksa kazakët duket se do të mjaftohen me golin spektakolar nga mesfusha që vetëm sa ngushtoi diferencat. Më parë për kuqezinjtë shënuan Cikalleshi dhe Ismajli në pjesën e parë. Kjo fitore e çon Shqipërinë në vendin e dytë me 8 pikë teksa Bjellorusia kryeson me 10 pikë pasi po fiton ndaj Lituanisë. Duket se gjithçka do të vendoset në ndeshjen Shqipëri- Bjellorusi ku kuqezinjve u duhen patjetër 3 pikë ose nuk kualifikohen.
Diskutime rreth kësaj post