Shqipëria ka shënuar dy gola brenda 7 minutave ndaj Kazakistanit me autor Sokol Cikalleshin dhe Ardian Ismajlin. 16 minuta u kanë mjaftuar kuqezinjve të shënojnë ndaj miqve kazakë me bomberin kavajas që u asistua Memushajt teksa Ismajli përfitoi nga një rrëmujë në zonë.
Nga ana tjetër nuk mjaftuan as disa sekonda gëzim dhe kazakët me ‘dinakëri’ kanë shënuar me Abat Aymbetov një gol spektakolar nga mesfusha për të shkurtuar diferencat. Sfida vijon 2-1 me kuqezinjtë që kryesojnë edhe pse mund të kishin siguruar një avantazh komod.
Pikërisht lajm i mirë është rikthimi i Cikalleshit që ka shënuar 2 nga 4 golat që ka realizuar në total Shqipëria në këtë edicion të Ligës së Kombeve. 30-vjeçari realizoi edhe ndaj Bjellorusisë në Minsk ku Shqipëria ka marrë 3 pikët apo fitoren e vetme në grup.
Diskutime rreth kësaj post