Shqipëria ka shënuar golin e parë ndaj Kazakistanit me autor Sokol Cikalleshin. 16 minuta u ka mjaftuar kuqezinjve të shënojnë ndaj miqve kazakë me bomberin kavajas që përfitoi nga një asist i Memushajt.
Pikërisht Cikalleshi ka shënuar 2 nga 3 golat që ka realizuar në total Shqipëria në këtë edicion të Ligës së Kombeve. 30-vjeçari realizoi edhe ndaj Bjellorusisë në Minsk ku Shqipëria ka marrë 3 pikët apo fitoren e vetme në grup.
Diskutime rreth kësaj post