Tratativat kanë nisur prej javësh, por shanset për një marrëveshje janë afër zeros. Të paktën këto janë pritshmëritë e mediave italiane në lidhje me rinovimin e Hakan Calhanoglu me Milanin. Mesfushori turk, i cili është një nga lojtarët me të rëndësishëm në skuadrën kuqezi ka rritur ndjeshëm pretendimet financiare, por klubi milanist nuk ka ndërmend ta kënaqë.
Si pasojë rinovimi duket për momentin i pamundur, ndërsa largimi tij në fund të sezonit i sigurtë. Por më shumë se mungesa e firmës së futbollistit në kontratën e re, i bujshëm mund të jetë destinacioni i ardhshëm. Duke qëndruar në atë që raportojnë mediat përtej Adriatikut, Calhanoglu pritet të qëndrojë në Serie A, për të vazhduar karrierën te Juventus, ose Inter dy prej rivalëve të përjetshëm të Milanit.
Diskutime rreth kësaj post