Para disa ditësh Washington Post i kërkoi gjyqtarit të Gjykatës së Lartë të SHBA, Clarence Thomas të përjashtojë veten nga organi më i lartë gjyqësor i vendit. Kjo kërkesë në dukje e çuditshme i përgjigjet arsyeve të caktuara.
Në fakt, në karrierën e gjyqtarit Afrikano-Amerikan, ekziston një moment shumë i vështirë që tani po kthehet në sipërfaqe, ku protagonist ishte Joe Biden.
Në 1991, Presidenti George HW Bush emëroi Clarence Thomas, një gjykatës federal të qarkut, në Gjykatën e Lartë. Ndihmësja e Tomas, Anita Hill, i tha FBI se vite më parë ajo ishte ndjerë e ngacmuar nga Thomas me biseda të bezdisshme dhe ftesa të përsëritura për të dalë me të. Këto detaje në mënyrë misterioze përfunduan në media, me efektin e hedhjes së dyshimeve në një zgjedhje të Gjykatës së Lartë që duket se nuk kishte asnjë pengesë.
Akuzat e forta të lësuara nga Hill, padyshim që u bënë tema kryesore e seancave dëgjimore të komisionit të senatorëve që duhej të miratonin emërimin. Komisioni në krye të të cilit ishte senatori Joseph R. Biden. Akuzat e Biden dhe bashkëpunëtorëve kundër gjyqtarit zezak përfunduan kështu në televizionin kombëtar drejtpërdrejt.
Gjykatësi Thomas mohoi insinuacionet dhe mbrojti nderin e tij dhe atë të të gjithë zezakëve konservatorë, domethënë atyre zezakëve që nuk ishin në një linjë me demokratët me një fjalim vendimtar dhe prekës.
Në praktikë, në 1991, Joe Biden gjyqtarin Thomas për ngacmim pa asnjë copë provë, duke u konsideruar si luftë e demokratëve për të bllokuar emërimin e një konservatori në Gjykatën e Lartë. të gjitha për të mos sjellë një konservator në Gjykatën e Lartë.
Në momentin aktual, ku Biden duhet të përballet me një vendim të mundshëm të Gjykatës së Lartë, pozicioni gjykatësit Thomas, si më i moshuari i anëtarëve të Gjykatës së Lartë me rr një rol decisiv.
Është e qartë që demokratët nuk kanë asnjë interes që ccështjet e zgjedhjeve të shkojnë në Gjykarën e Lartë ku republikanët mbizotërorjnë me 6 gjykatës përballë 3 të demokratëve.për më shumë që më i vjetri i grupit është Thomas. Presidenti Biden, si fitues i zgjedhjeve të cilat po kontestohen nga Presidenti Trump do të ndihet shumë në vështirësi përballë një armiku të cilit 29 vite më parë i shkaktoi jo pak telashe. Mundet që kjo përballje mund të jetë shumë më katastrofike në këtë moment që janë ndërruar postet, ku gjyqtari Thomas i duhet të gjykojë ish “ inkuizitorin” e tij. Zoti i ka vënë sërish përballë dhe mesa duket, katoliku Thomas mund të shfrytëzojë këtë përballje si dhuratë të zotit përballë Biden në një hakmarrje të pamëshirshme.
Pavarësisht si do të shkojë ky proces gjyqtari Thomas aktualisht mund të jetë një pikë decizive në përmbysjen e rezultatit.
Diskutime rreth kësaj post