Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka treguar bisedat me persona të afërt lidhur me zgjedhjet e ardhshme. Manjani tha se “votuesit e qeverisë nuk besojnë që qeveria merr mandat të tretë dhe, votues të opozitës nuk besojnë se opozita fiton zgjedhjet.”
Postimi i plotë:
“Nga njerëzit që takoj e bisedoj më është krijuar përshtypja se:
votuesit e qeverisë nuk besojnë që qeveria merr mandat të tretë dhe, votues të opozitës nuk besojnë se opozita fiton zgjedhjet.
Sigurisht ky nuk është sondazh, por thjesht një përshtypje modeste nga kontaktet me njerëz të ndryshëm jo militantë.
Nejse, diçka e vërtetë duhet të jetë në këtë fazë përgatitore për zgjedhje”, shprehet Manjani.
Diskutime rreth kësaj post