Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka komentuar propozimin e maxhorancës, e cila ka kërkuar hetim parlamentar për raportin e Dick Marty.
Basha tha se ai nuk mund të përligj diçka që kërkohet nga Beogradi.
“Kjo është një tjetër çështje e mbyllur. Kujt i Intereson? Ky është shërbim i pastër që i bëhet Beogradit. Kurrë, kurrë nuk bëhem pjesë e shërbimit të Beogradit. T’i po kërkon që unë të përligj diçka që kërkohet nga Beogradi. Ballës dhe Ramës duhet t’i thuash që të ndalë këtë lojë të Beogradit. Akuzat janë hedhur poshtë. Kujt po i shërben ti? Me përpjekje për të ringjallur akuza?!”, tha Basha.
Basha tha se i vetmi që përmend ‘Shtëpinë e Verdhë’ është Rama.
Diskutime rreth kësaj post